Një ndër motivet më serioze të krimit të organizuar është fitimi financiar.Grupet kriminale të organizuara e investojnë fitimin e fituar ilegalisht në aktivitete të mëtutjeshme ose bëjnë pastrimin e parave për legalizimin dhe infiltrimin e tyre me qëllim që të arrihet ndikim ekonomik në shoqëri. Konfiskimi i të ardhurave të arritura me krim gjithnjë e më shumë njihet si një menyrë efektive për të luftuar krimin e organizuar.
Ngrirja dhe konfiskimi i të ardhurave të arritura në rrethana krimi është një qasje efektive në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar ku motivi kryesor është që të arrihet një dobi.
Republika e Maqedonisë si një ndër shtetet e para Ballkanike i zbatoi masat për konfiskim të të ardhurave të arritura nga krimi dhe e krijoi një bazë ligjore për konfiskimin e të ardhurave ku sfidë kryesore është zbatimi praktik i tij.
Agjensioni për administrim me mallin e konfiskuar e themeluar me Ligjin për administrim me mallin e konfiskuar, pronën e konfiskuar dhe sendet e sekuestruara në pjesën e konfiskimit marrin një spektër të gjërë të masave me të cilat do të duhet të ruhet vlera e mallit nëpërmjet ndalimit të tjetërsimit, nëpërmjet vendosjes së tij në depot e duhura, shitjen ose menaxhimin me mallin e ngrirë. Masat nvaren nga natyra e pronës (para, Akcione, të mira, vetura, pasuri e luajtshme, kompani, patundshmëri dhe të tj.).
Nga ajo që e cekëm më lart mund të vim në përfundim se miratimi i ligjit si dhe formimi i Agjensionit në shtetin tonë për të siguruar një kuadër të qëndrueshëm ligjor, që e rregullon mënyrën e administrimit dhe trajtimin me mallin e konfiskuar dhe me sendet e sekuestruara, menaxhimi dhe trajtimi i autoriteteve vendore, të bazuara në parimet e ligjshmërisë, ekonomisë dhefektshmërisë.
|